Naci Sensoy ka konfirmuar largimin e tij nga Laçi. Trajneri turk e ka bërë të ditur këtë “divorc” me skuadrën laçiane përmes një postimi të bërë publik në rrjetin e tij social në Facebook.
Nën drejtimin e tij, Laçi ia doli të shpallej kampion i Kategorisë së Parë, duke e mbyllur në vendin e parë pasi mposhti Skënderbeun në ndeshjen finale.
Përpos kësaj, kurbinasit shënuan një bilanc impresionues ku në 24 ndeshje kampionat regjistruan 19 fitore dhe vetëm 5 barazime.
POSTIMI:
“Mirupafshim KF LAÇI.
Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, vendosa të mos vazhdoj më sezonin e ardhshëm me skuadrën e Laçit, me të cilët shkuam në Superligën shqiptare me statusin e kampionëve të pamposhtur.
Shpresoj që kjo gjë të shkoj në të mirën e të dyja palëve."
