Endri Çelaj
Endri Çelaj i është bashkuar Partizanit, në përvojën e dytë me të kuqtë, pas eksperiencës së fundit të fituar me ekipin e FC Metaloglobus të Bukureshtit, sezonin e kaluar.
Tashmë me pjekurinë e duhur dhe faktin që ka provuar skenën ndërkombëtare, 22-vjeçari bëhet përforcimi i dytë i “Demave” në këtë merkato, duke i dhënë një tjetër “freski” sulmit për trajnerin Florin Bratu.
Për herë të fundit, me skuadrën kryeqytetase, Çelaj u aktivizua në periudhën 2022-24 dhe në këtë rikthim ai do të bëjë maksimumin për arritjen e objektivave sezonalë.
Poll
