Elbasani
Mario Barjamaj dhe Bernard Karrica janë rikthyer te Vora. Pas huazimit te Elbasani për ndeshjet e Conference League dhe eliminimit që në fazën e parë kualifikuese, dyshja janë kthyer në “fole”.
Aventura e tyre te “verdheblutë” nuk shkoi siç duhet, madje më keq për Karricën. Ky i fundit humbi penalltinë vendimtare përballë BATE Borisov, ç’ka solli edhe skualifikimin nga Kupat e Evropës.
Ndërkohë që është vetë Vora që ka “njoftuar” tërthorazi rikthimin e dy futbollistëve. Së fundmi, klubi vorak ka publikuar foto të skuadër në ndeshje miqësore, ku shihen edhe Barjamaj me Karricën.
Bernard Karrica dhe Mario Barjamaj (me rrathë të kuq)
Poll
