Ekipi i Vorës
Vora ka zhvilluar ndeshjen e saj të dytë miqësore në kuadër të fazës përgatitore në Bansko të Bullgarisë, ku u përball me skuadrën rumune Metalul Buzau.
Takimi u mbyll me fitoren 1-0 të ekipit rumun, në një duel prove për ekipin e superiores në prag të fillimit të sezonit të ri.
Pavarësisht humbjes minimale, kjo miqësore i shërben Vorës për të vlerësuar gjendjen e ekipit dhe për të korrigjuar aspektet që kërkojnë përmirësim gjatë përgatitjeve verore, përpara sfidave zyrtare të sezonit.
View this post on Instagram
Poll
