Pedro Martelo
Pedro Martelo është afrimi më i fundit në radhët e Teutës. Klubi durrsak e ka njoftuar sulmuesin përmes një video të postuar në rrjetet e tyre sociale.
26-vjeçari vjen në Durrës me eksperiencën e duhur, pasi ka spikatur me një sërë klubesh në kampionatin portugez si Oliveirense, Leça, Paços Ferreira, ndërsa fillimet e karrierës i ka patur tek moshat e Benficas.
Në edicionin e fundit në ligën e dytë të Portugalisë për nga rëndësia, ai i shënoi 7 gola dhe kontribuoi me 4 asiste në 33 ndeshje gjithsej.
Kështu, për trajnerin Edlir Tetova vjen një tjetër përforcim me peshë, ndërkohë që momentalisht po themelon një kontigjent premtues brenda skuadrës, për të qenë sa më konkurrues në Superiore sezonin e ri.
View this post on Instagram
Poll
