Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Harron” që ka ndryshuar ekip, Vusal Isgandarli nuk heq dorë nga Partizani (VEPRIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
“Harron” që ka ndryshuar ekip, Vusal Isgandarli nuk heq
Vusal Isgandarli

Vusal Isgandarli është futbollist i Malishevës, me të cilët ka bërë paraqitje pozitive edhe në Conference League. Megjithatë, duket se 30-vjeçari azer nuk e heq dot Partizanin nga jeta e tij.

Edhe pse tani është një “ish” i kuq, Isgandarli ka zgjedhur që foton e profilit në rrjetin social “Instagram” mos ta ndryshojë. Ai ka lënë një foto, në kohën kur ishte pjesë e “Demave të Kuq”, edhe pse tani luan për skuadrën e Superligës së Kosovës.

“Harron” që ka ndryshuar ekip, Vusal Isgandarli nuk heq
Profili i Vusal Isgandarli në "Instagram"

Kujtojmë se azeri ka një të shkuar në Superiore, jo vetëm me Partizanin. Ai është aktivizuar edhe për Egnatian, me të cilët ka shënuar 6 gola e ka asistuar në 2 të tjerë, në 20 ndeshje.

 

Poll

Lexo gjithashtu