Kamer Qaka nuk do të jetë më pjesë e Partizanit. Mesfushori e ka bërë të ditur këtë vendim, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Instagram, ku shkruan se për arsye financiare është arritur në përfundimin që palët të ndajnë rrugët.
Më pas, ai falenderon të gjithë shokët e skuadrës, trajnerët, stafin dhe të gjithë ata që e mbështetën në këtë aventurë të shkurtër tek “Demat”.
31-vjeçari u afrua me bujë të madhe tek klubi kryeqytetas më 14 janar, ndërsa u aktivizua vetëm në 13 ndeshje, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës.
Tashmë, futbollisti i cili ka luajtur edhe me Shqipërinë, mbetet një “okazion” për skuadrat në Shqipëri, por nuk përjashtohen edhe mundësia përtej kufijve.
POSTIMI:
“Unë dhe klubi kemi rënë dakord së bashku për të prishur kontratën time, për shkak të arsyeve financiare.
Falenderoj shokët e skuadrës, stafin dhe të gjithë që më kanë mbështetur. I uroj klubit më të mirat për të ardhmen”.
View this post on Instagram
