Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Teuta i vë “flakën” merkatos, durrsakët “blindojnë” portën me 26-vjeçarin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Teuta i vë “flakën” merkatos, durrsakët
Teuta

Maycon Morales është futbollisti më i ri i Teutës. 26-vjeçari i cili mbulon rolin e portierit, është prezantuar pak minuta më parë nga klubi durrsak, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Braziliani ishte së fundmi pjesë e Prishtinës së Re, skuadër e cila ra nga kategoria sezonin që lamë pas në Superligën e Kosovës, ndërsa nis një aventurë të re në Superiore. Më herët ai është aktivizuar për klube si FC Drenica, Babrungas, dhe Sinop FC.

POSTIMI: 

"Mirë se vjen, Maycon Morales!

KF Teuta ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri të skuadrës, portierin brazilian Maycon Morales. Me eksperiencën e fituar në kampionate të ndryshme dhe ambicien për një sfidë të re, ai i bashkohet klubit për të kontribuar me cilësitë e tij në arritjen e objektivave të sezonit.

Mirë se erdhe në familjen e Teutës!"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu