Flamurtari - Laçi
Laçi ka fituar përballë Flamurtarit, në ndeshjen e luajtur në kuadër të një miqësoreje. Sfida e zhvilluar në stadiumin e kuqezinjve në Vlorë, ka përfunduar me shifrat e pastra 0-2.
Golin e parë për kurbinasit e ka shënuar mbrojtësi Arlind Kurti. Ndërsa për të dytin mendoi Sandër Kalaja, i cili i “vuri vulën” rezultatit përfundimtar dhe u siguroi fitoren të tijëve.
Një sinjal pozitiv për trajnerin Qatip Osmani, i cili merr fitore karakteri. Në krahun tjetër, duket se lojtarët nuk i janë përgjigjur Oltijon Kërnajës, i cili s’ia del në këtë miqësore.
View this post on Instagram
Poll
