Pogradeci
Pogradeci po përgatitet shumë për sezonin e ri në Kategorinë e Parë, ku objektivi është i qartë. Klubi liqenor kërkon ngjitjen në “Abissnet Superiore”, pasi në dy vitet e fundit shkoi deri në finalen e “play-off”.
Merkato e deritanishme shton entuziazmin te tifozët, por sigurisht që afrimet e reja duhet të provohen. Pikërisht për këtë arsye, Pogradeci ka menduar që të zhvillojë një ndeshje miqësore.
Liqenorët do të përballen me Besën e Kavajës, të shtunën e 25 korrikut. Sfida që do të zhvillohet pikërisht në stadiumin e Pogradecit, do të nisë prej orës 18:00. Një duel mes rivalëve të sezonit të ardhshëm në Kategorinë e Parë.
View this post on Instagram
Poll
