
Dinamo
Jord Çelkupa nuk është më pjesë e ekipit të Dinamos.
Mbrojtësi 20-vjeçar ka mbyllur aventurën me dinamovitët në prag të ndeshjes së Conference League përballë Jagiellonia.
Ai është bashkuar me Luftëtarin, kampionët e Kategorisë së Dytë (Grupi B) të sezonit të shkuar.
Kujtojmë se gjirokastritët këtë sezon do të militojnë në Kategorinë e Parë, ndërsa Çelkupën e kanë marrë në formë huazimi 1-vjeçar.
View this post on Instagram
Poll