Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Mungoi për disa javë për arsye shëndetësore, Flamurtari vendos PËRFUNDIMISHT për Francesco Morieron pas fitores me Vllazninë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Mungoi për disa javë për arsye shëndetësore,
Fotomontazh/ Francesco Moriero - Flamurtari

Tashmë edhe zyrtarisht Francesco Moriero nuk është më trajner i Flamurtarit. Klubi e ka bërë të ditur diçka të tillë pak minuta më parë, me kuqezinjtë që kanë ndërprerë kështu bashkëpunimin  mes tyre.

Palët janë ndarë me mirëkuptim dhe në këto kushte i urojnë suksese në vazhdim.  

“Klubi i Futbollit Flamurtari njofton se bashkepunimi me trajnerin Francesco Moriero ka përfunduar me mirëkuptim të plotë mes palëve.

Klubi dëshiron të falënderojë trajnerin Moriero për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës. Kontributi i tij ka qenë i rëndësishëm për ekipin dhe për zhvillimin e klubit”, shkruan klubi.

Siç dihet prej disa javësh italiani nuk ishte në krye të skuadrës për shkak të disa problemeve shëndetësore. Saktësisht ishte mësuar se kishte probleme me veshin e mesëm, gjë e cila do të duhet të kurohej jashtë Shqipërie.

Ndërkohë në mungesë të Morieros Flamurtari në 3 ndeshje ka arritur të sigurojë 3 pikë, një barazim, një humbje dhe një fitore. Aktualisht renditen në vendin e parafundit me vetëm 24 pikë pas 27 javësh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Flamurtari Football Club (@flamurtarifc1923)

Poll

Lexo gjithashtu