Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Presidentja e Meksikës kritikon FIFA-n: Çmimet e biletave të Botërorit janë të papërballueshme

Shkruar nga NEWSPORT
Presidentja e Meksikës kritikon FIFA-n: Çmimet e biletave të
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, i ka bërë thirrje FIFA-s të rishqyrtojë politikën e çmimeve për Kupën e Botës 2026, duke argumentuar se kostot e larta po i mbajnë larg stadiumeve shumë tifozë. Sipas saj, futbolli nuk duhet të shihet vetëm si një biznes, por edhe si një mjet që bashkon njerëzit.

“Futbolli duhet të jetë diçka më shumë. Kjo situatë duhet të nxisë reflektim, edhe brenda FIFA-s”, deklaroi Sheinbaum, duke kundërshtuar indirekt presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ka mbrojtur çmimet si të përshtatshme për tregun e Amerikës së Veriut.

Biletat për ndeshjet e Botërorit kanë qenë objekt polemikash që prej daljes në shitje, me çmime që variojnë nga 140 deri në 8.680 dollarë, ndërsa për finalen arrijnë në afro 33 mijë dollarë. Në tregun e rishitjes, disa bileta për ndeshjen vendimtare janë ofruar për më shumë se 2 milionë dollarë secila.

Presidentja meksikane theksoi se, edhe pse është normale që një event i tillë të gjenerojë të ardhura, ai nuk duhet të humbasë dimensionin e tij social. Kritikat ndaj organizimit janë shtuar edhe për shkak të vendeve bosh të vërejtura në disa stadiume, ndërsa FIFA ka argumentuar se një pjesë e tifozëve po ndjekin ndeshjet nga ambientet e brendshme të impianteve.

Sheinbaum tërhoqi vëmendjen edhe me një gjest simbolik në ndeshjen hapëse të turneut. Duke thyer traditën që presidenti i vendit pritës të jetë i pranishëm në stadium, ajo ia dhuroi biletën e saj një futbollisteje indigjene 21-vjeçare, e cila nuk kishte mundësi financiare për të ndjekur nga afër eventin.

Poll

Lexo gjithashtu