Manssour Fofana është futbollisti më i ri i Teutës. Pas prezantimit të Klejdi Dacit dhe Rooney Eva, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë është i radhës që zbarkon në “Niko Dovana” për të veshur fanellën e durrsakëve.
23-vjeçari ka një karrierë interesante me eksperiencë në Itali me Cannara dhe në Greqi me ekipe si Veria, PAS Janina, Tilykratis dhe Egaleo. Ndërkohë që vlera e tij në “Transfermarkt” është 200 mijë euro.
NJOFTIMI:
Sulmuesi i majtë nga Bregu i Fildishtë , Manssour Fofana, i bashkohet Teutës pas disa viteve eksperiencë në kampionatin grek, ku ka veshur fanellat e Veria NPS, PAS Giannina dhe së fundmi AO Egaleo. 23-vjeçari pritet të forcojë repartin ofensiv të skuadrës sonë, duke sjellë më shumë intensitet, shpejtësi dhe rrezikshmëri në sulm. Welcome Manssour.
