
Cristian Nunez gjatë prezantimit te Flamurtarit
Cristian Nunez është futbollisti më i ri i Flamurtarit. Pasi mbylli aventurën e tij me Yverdon Sport në Zvicër, mesfushori 27-vjeçar ka vendosur të vazhdojë karrierën në Shqipëri.
Prezantimi i është bërë ditën e sotme nga klubi i Superiores, të cilët “përforcojnë” akoma më tepër meësfushën duke firmosur me paraguajanin.
Nunez ka luajtur në Paraguaj për dy ekipe, Tacuary FBC dhe Sol de America. Gjithashtu ka veshur fanellën edhe të disa ekipeve argjentinase si, Velez, Lanus, Platense, Godoy Vruz dhe Banfield.
Poll