Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 3-të të Superiores, lojtarët dhe trajneri fitues

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 3-të të
Formacioni i javes

Ditën e djeshme Kategoria Superiore luajti dhe takimet përmbyllëse të javës së 3-të të kampionatit. Si çdo javë, “Neësport” ka vendosur për formacionin, lojtarin dhe trajnerin më të mirë të javës.

Angelo Tafas (Tirana) – Portieri 25-vjeçar bëri një paraqitje të shkëlqyer në fundjavë në barazimin 1-1 ndaj Flamurtarit. Në shumë raste, Tafas shmangu shumë raste golash të sigurt.

Esin Hakaj (Vllaznia) – Jo vetëm që bëri mjaft mirë në mbrojtje, por Esin Hakaj ndihmoi repartin ofensiv të Vllaznisë në sfidën ndaj Partizanit. Anësori i majtë arriti të gjente rrjetën në minutat shtesë të takimit.

Kleandro Lleshi (Tirana) – Bardheblutë u ndalën në barazim ndaj Flamurtarit, por sfida edhe mund të ishte humbur. Por me kontributin e Lleshit në qendrën e mbrojtjes, Tirana arriti të merrte një pikë në këtë takim.

Emir Azemovic (Elbasani) – Mbrojtësi 28-vjeçar arriti të bëjë një paraqitje tepër të mirë ndaj Dinamos mbrëmjen e djeshme. Azemovic së bashku me ndihmën e shokëve të skuadrës, mbajtën të paprekur portën e Elbasanit.

Albi Doka (Teuta) – Doka e ka treguar prej kohësh kualitetin e tij në krahët e mbrojtjes, dje e vërtetoi sërish këtë gjë. Mbrojtësi i Teutës arriti të bënte një paraqitje të mirë ndaj Vorës si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm.

Flamur Ruçi (Egnatia) – Mesfushori 23-vjeçar ka arritur të ambientohet mjaft mirë tek rrogozhinasit, duke arritur të gjejë dhe golin e parë këtë javë. Ruçi shënoi pikërisht ndaj ish-ekipit të tij, Bylisit.

Xhuljo Tabaku (Vora) – Si një kapiten i vërtetë, Xhuljo Tabaku shpëroi Vorën nga disfata në “Niko Dovana”. Mesfushori 30-vjeçar erdhi nga stoli për të shënuar gol për vorakët duke barazuar rezultatin ndaj Teutës.

Abbas Ibrahim (Elbasani) – Gjithashtu dhe mesfushori nigerian ishte tepër produktiv në fitoren e Elbasanit ndaj Dinamos. Abbas bëri një ndeshje të mirë në mesfushë për verdheblutë në 90 minuta.

Charles Bismark (Vllaznia) – Në fitoren e thellë të Vllaznisë ndaj Partizanit 4-1, Bismark vuri firmën e tij. Sulmuesi ganez pas një paraqitje të shkëlqyer, shënoi dhe golin e fundit të takimit.

Bekim Balaj (Vllaznia) – Fitorja ndaj Partizanit për Vllazninë do të ishte diskutuar nëse Balaj nuk do të kishte shënuar dy gola. Veterani shkodran ndëshkoi “Demat e Kuq” dy herë nga pika e bardhë e penalltisë.

Ibrahima Diallo (Elbasani) – Diallo në javët e para të Superiores, ka qenë një ndër sulmuesit më produktiv. Edhe në sfidën ndaj Dinamos, 22-vjeçari i solli shumë vështirësi mbrojtësve të kryeqytetit.

Trajneri i Javës / Edi Martini – Fitorja e rëndësishme ndaj Partizanit me shifrat 4-1 e bën Martinin trajnerin e javës. Me një strategji të lojtarëve në fushën e lojës të injektuar nga trajneri, Vllaznia nuk e diskutoi aspak Partizanin në supersfidën e javës.

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 3-të të
 

 

Poll

Lexo gjithashtu