
I ftuar në emisonin “Rubrika Sportive” në RTSH, Drejtori sportiv i Teutës Renato Arapi është vendosur përpara një pyetësori me “spec”, teksa ka pasur kryefjal Shpëtim Duron, Edi Martinin dhe Mirel Josën, të cilët më herët kanë drejtuar durrsakët, duke nxjerrë në “dritë” edhe kuriozitet interesante:
“Si me Duron, Josën dhe Edi Martinit kemi pasur sukses. Presor Shpëtim Duro ishte më autoritar. Si nevrik mund të them prap Duro. Edi Martini, i padiskutueshëm si trajner superticioz.
Më miqësore më lojtarët u prezantonte Mirel Josa. Martini dhe Josa kanë paraqitur në ekip frymën e humorit. Nëse flasim për emotivin, Martini i përjetonte më shumë ndeshjet dhe situata në ekip. Të tre ishin qeflinjë, por Mirel Josa pak më shumë”.