Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Në krye të Elbasanit, por me mendjen te Korça! Ivan Gvozdenoviç pa doreza: Rroga më e madhe, presidenti më i mirë dhe Safet Gjici konfliktual

Shkruar nga NEWSPORT
Në krye të Elbasanit, por me mendjen te Korça! Ivan
Ivan Gvozdenovic

Ivan Gvozdenoviç ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH nën drejtimin e moderatores Hygerta Sako. Trajneri i Elbasanit po bën mirë me verdheblutë. Megjithatë duket se ditët më të bukura si lojtar ai i ka kaluar në Korçë.

Në ekranin e madh të studios, Gvozdenoviç iu shfaqën tre ekipe: Tirana, Skënderbeu dhe Kukësi. E për këto, ai u pyet për marrëdhëniet me presidentin, lidhjet me tifozërinë dhe siç e do “zakoni shqiptar”, edhe për rrogën.

Trajneri i Elbasanit nuk u druajt aspak, përkundrazi tregoi të vërtetën duke thënë: “Marrëdhënie më e mirë? Me presidentin Ardjan Takaj. Rroga më e lartë? Te Skënderbeu. Dilnim 3 vite rresht kampionë dhe paga rritej edhe prej bonuseve. Presidenti më serioz? Shpejt ziheshe me Safet Gjicin”, deklaroi ndër të tjera ai.

Kujtojmë që Elbasani fitoi dje 1-0 me Dinamon, një skuadër mjaft e fortë e investuar për kampione të Shqipërisë. Megjithatë skuadra e Gvozdenoviç bëri mirë duke arritur të ndalte të besuarit e trajnerit Ilir Daja.

Poll

Lexo gjithashtu