
Dinamo - Elbasani
Superiorja ka nisur me surpriza, ku pas 3 javësh kampionat kreu i takon Elbasanit. Por kjo nuk është e gjitha.
Të besuarit e Ivan Gvozdenoviç e kanë gjetur rrugën e rrjetës 3 herë në 3 ndeshje dhe kanë marrë 7 pikë. Vështirë në ndonjë kampionat të Europës apo më gjerë të gjesh një statistikë të tillë.
Kjo e dhënë zbulon gjithashtu edhe prapavijën e “hekurt” që Elbasani ka, vetëm 1 gol i pësuar, pavarësisht se janë “përplasur” me Flamurtarin, Egnatian dhe Dinamon.
Poll