Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Te Partizani trajner pa eksperiencë”, Ylli Aga zë ngusht kolegun në studio: Hap What’s App-in!

Shkruar nga NEWSPORT
“Te Partizani trajner pa eksperiencë”, Ylli Aga zë ngusht
Ylli Aga

Ecuria e Partizanit në këtë fillim sezoni ishte objekt diskutimesh në studion e emisionit “Skaner” të Gerti Çarçanit. Të kuqtë e drejtuar nga Mlladen Milinkoviç u turpëruan në Shkodër duke pësuar plot 4 gola, në një sfidë që u dominua nga shkodranët. Pikërisht për trajnerin serb, gazetari Gjergji Stefa kishte rezerva.

I ftuar në panel, ai u shpreh: “Nuk e kuptoj se si mund të marrësh një trajner pak ditë para fillimit të sezonit. Morën Skënder Gegën, e kuptova arsyen. Një njeri që e njeh mirë ambientin, ka fituar titullin, etj etj. Shkoi Martini në Shkodër, sërish e kuptojmë. Por, të marrë një trajner që ka qenë disa kohë në Shqipëri dhe më pas u zhduk, nuk e kuptoj. Unë iu sfidoj, më gjeni ku ka qenë për 11 vite? Askund”.

Në këtë moment ndërhyri Ylli Aga. Ai u shpreh se Milinkoviç kishte drejtuar disa skuadra edhe pas largimit nga Shqipëria, madje në Mal të Zi ishte shpallur kampion. “Unë të sfidoj”, tha fillimisht Aga duke qeshur. “Ka dalë kampion në Mal të Zi. Madje të kam çuar skedën në What’s App”, përfundoi ai.

Poll

Lexo gjithashtu