Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dueli me Teutën u shty dy herë, por sërish Dinamos i ndodhë e PAPRITURA

Shkruar nga NEWSPORT
Dueli me Teutën u shty dy herë, por sërish Dinamos i ndodhë
Naser Aliji

Ndeshja mes Teutës dhe Dinamos më në fund do të luhet ditën e nesërme. Duel i vlefshëm për javën e parë të kampionatit, por që u shty dy herë.

Fillimisht për shkak të angazhimit të Dinamos në Conference league dhe më pas për shkak të disa futbollistëve që “Blutë” kishin të angazhuar me Kombëtares, ku mes tyre ishte edhe Naser Aliji.

Por stafit të dinamovcitëve u ndodh sërish e papritura. Pikërisht mbrojtësi, i cili ishte edhe shkaku kryesorë për shtyrjen e ndeshjes për herë të dytë, do të mungojë ndaj dursakëve.

Kjo pasi lideri i Dinamos u ndëshkua me karton të kuq ndaj Elbasanit dhe në këto kushte ndaj Teutës do të jetë i pezulluar. Mungesa e tij padiksutim i ka shkaktuar shumë “dhimbje koke” Ilir Dajës dhe stafit të tij, të cilët do të duhet të bëjnë llogaritë pa lojtarin kyç të ekipit.

Kujtojmë se dueli mes Teutës dhe Dinamos do të luhet ditën e nesërme në “Niko Dovana”. Ekipet do të zbresin në fushë në orën 15:00, një orar i ri për ndeshjet e këtij sezoni.

Poll

Lexo gjithashtu