Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Klubi i Flamurtarit reagon për ngjarjen në stadiumin "Selman Stërmasi": Do ndjekim hapa ligjorë

Shkruar nga NEWSPORT
Klubi i Flamurtarit reagon për ngjarjen në stadiumin "Selman
Flamurtari

Flamurtari ka reaguar në rrjetet sociale për ngjarjen e paprecedentë të ndodhur gjatë ndeshjes Tirana – Flamurtari. Një grup individësh, të paidentifikuar kanë ndërhyrë në mënyrë të paligjshme ndaj aministratorit të klubit vlonjat.

Sjellje kjo që dënohet nga kuqezinjtë, me drejtuesit që tashmë do të marrin hapa ligjorë ndaj tyre. Sipas klubit të Flamurtarit dyshohet se protagonistët janë kamufluar si gazetarë për të hyrë në stadium dhe për të penguar skuadrën në aktivitetin e saj.

“Flamurtari Football Club dënon me forcë ngjarjen e paprecedentë të ndodhur dje gjatë ndeshjes Tirana - Flamurtari. Gjatë zhvillimit të aktivitetit, një grup i paidentifikuar personash ndërhyri në mënyrë të paligjshme, duke penguar administratorin e klubit tonë të kryente funksionet e tij.

Ky akt është i papranueshëm dhe përbën një përpjekje të qartë për të denigruar dhe penguar aktivitetin sportiv të Flamurtarit.

Dyshimet tona janë serioze se anëtarë të këtij grupi, të kamufluar si gazetarë, kanë qenë të pajisur edhe me armë të sofistikuara, çka e bën edhe më të rëndë ngjarjen dhe rrezikun e krijuar për sigurinë e pjesëmarrësve.

Falënderojmë drejtuesit e Klubit Tirana për ndërhyrjen e shpejtë dhe kontributin në normalizimin e situatës.

Flamurtari F.C. do të ndjekë deri në fund çdo hap ligjor dhe do të kërkojë zbardhjen e plotë të këtij incidenti, në mënyrë që sporti shqiptar të mos bëhet peng i akteve të dhunshme dhe tentativave për intimidim”, shkruhet në postimin e kuqezinjve.

Kujtojmë se ndeshje mes Tiranës dhe Flamurtarit u zhvilluar ditën e djeshme në "Selman Stërmasi", duel i vlefshëm për javën e 3-të të Superiroes dhe që përfundoi 1-1. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Flamurtari Football Club (@flamurtarifc1923)

Poll

Lexo gjithashtu