Enis Fazlagic nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Vorës. Mesfushori maqedonas dhe klubi i Superiores kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin mes tyre vetëm pas një sezoni.
Kujtojmë që 26-vjeçari u bashkua me Vorën në korrik të vitit të shkuar, teksa kishte mbetur pa ekip, pas largimit nga polakët e Wisla Krakow.
Ndërsa me fanellën e Vorës këtë sezon në Superiore dhe Kupën e Shqipërisë, Enis Fazlagic ka marrë pjesë në 28 ndeshje. Ai ia ka dalë që të shënojë 2 gola e të asistojë në një tjetër.
“Falënderojmë Enisin për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tij me fanellën e Vorës. Të urojmë shumë suksese në vazhdim”, shkruan ndër të tjera klubi i Vorës.
Vlen të theksohet se Vora është klubi më aktiv i Superiores në këtë fund sezoni. Më herët klubi vorak njoftoi rinovimin e Jurgen Vrapit, Shkëlzen Ruçit dhe Dejan Shehit.
View this post on Instagram
