Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kartoni i kuq që solli polemika në sfidën Teuta - Pogradeci, sulmuesi i liqenorëve nuk u pajtua me vendimin e arbitrit Enea Jorgjit (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Kartoni i kuq që solli polemika në sfidën Teuta - Pogradeci,
Pamje nga faulli - Arbitri Enea Jorgji dhe sulmuesi Freeman Pius

Pogradeci iu desh të luante në minutat e fundit të sfidës përballë Teutës me një lojtar më pak, pas daljes me kartonin e kuq të sulmuesit Freeman Pius.

Ishte pikërisht ndërhyrja e sistemit VAR që i kërkoi kryesorit të këtij dueli, Enea Jorgjit për të parë edhe njëherë planin më të qartë të kësaj "përplasje" mes lojtarit të Pogradecit dhe atij të Teutës, Zhongos. Fillimisht Jorgji akordoi kartonin e verdhë, por vendimi u përmbys pas rishikimit duke sjellë dhe indinjatën e pogradecarëve.

Në videon e mëposhtme shihet dhe reagimi i Pius, i cili nuk e pret mirë këtë vendim të arbitrit dhe për të "qetësuar" sulmuesin nga Nigeria ndërhyjnë shokët e tij të skuadrës. 


 

Poll

Lexo gjithashtu