Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Vllazninë e “tradhton” Bajrami! Ilir Daja u jep leksione shkodranëve edhe me telefon, dy golat e Dinamos “ndezin” garën e titullit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vllazninë e “tradhton” Bajrami! Ilir Daja u jep leksione
Vllaznia-Dinamo

Dinamo ka fituar përballë Vllaznisë mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e vlefshme për “Final Four” e kampionatit, Superiore. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 0-2 në favor të kryeqytetasve.

Golin e parë në këtë supersfidë e shënoi mesfushori nigerian, Ayodeji Malomo, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 77-të. Mirëpo, më herët se ky gol të vinte, Vllaznia mbeti me 10 lojtarë, pasi qendërmbrojtësi Melos Bajrami u ndëshkua me kartonin të dytë të verdhë.

Ndërkohë që për golin e dytë, mendoi James në minutën e 96-të. Ky i fundit përfitoi nga dalja e portierit Jukaj, i cili shkoi në ndihmë të sulmit, por një kundërsulm vrastar i kryeqytetasve, solli golin e dytë për ta.

Kështu, Dinamo shkon në kuotën e 27 pikëve, duke ndezur luftën për titullin kampion në Superiore. Në krahun tjetër, shkodranët mbetet përkohësisht në krye së bashku me Elbasanin, në kuotën e 31 pikëve.

Kujtojmë që mbrëmjen e nesërme në të njëjtën orë 19:00 dhe po në “Air Albania”, “verdheblutë” do të përballen me Egnatian kampione në fuqi.

Vllaznia 0 – 2 Dinamo (Malomo 77', James 90+6')

“Abissnet Superiore”: Final Four
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Florjan Lata

FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Pohls, Gurishta, Gjini, Bajrami, Yago, Qato, Krymi, Kallaku, Mala, Balaj, Murataj. Trajner: Edi Martini.
DINAMO: Kiri, Ismaili, Dita, Aliji, Lorran, Beqja, Qefalija, Vila, Guindo, Nani, Malomo. Trajner: Glen Daja.

NDESHJA:
90+8' Mbyllet 0-2 ndeshja.
90+6' GOL DINAMO! Shënon James.

87' Mundësi e mirë për Kevin Dodajn, por goditja e tij pritet me lehtësi nga Kiri.

77' GOL DINAMO! Shënon Malomo.

69’ Ndërhyrje e ashpër ndaj Berishës, Melos Bajrami ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë Vllazninë me 10 lojtarë.

61' Gjuajtje "fluturimthi" nga ana e Kallakut, por jo e saktë.

53' Goditje e bukur nga Balaj, topi shkon jashtë.

46' Nis pjesa e dytë.
45+2' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
45' Akordohen dy minuta shtesë.
42' Ndërhyrje e qëllimshme ndaj Malomos, Melos Bajrami ndëshkohet me kartonin e verdhë.

39' Klinti Qato shfaqet pranë zonës dinamovite, por kryen goditjen për t'u harruar.

29' Goditje me kokë nga Bekim Balaj, topi shkon mbi traun e portës.

21' Aksion i çuar dëm nga Vllaznia, topi i goditur nga Gurishta shkon në duart e portierit Kiri.

16’ Aksion i vrullshëm nga shkodranët, harkimi i Malës devijohet mes panikut nga Ismaili.

14' Vila kryen goditjen e parë në portë, por topi shkon pa probleme në duart e Pohls. 

10’ Krosim i rrezikshëm nga Eridon Qardaku, por Gjini tregohet i vëmendshëm dhe largon topin në goditje këndi.

3’ Gjini bën rolin e mesfushorit, shkon përpara dhe kroson një top në zonën e Dinamos, por askush nuk është aty.
1’ Shkelmohet topi i parë në stadiumin “Air Albania”, nis supersfida e parë e “Final Four” mes Vllaznisë dhe Dinamos.

Poll

Lexo gjithashtu