Dinamo është duke u përballur momentalisht me Vllazninë, në ndeshje e vlefshme për Final Four, me pjesën e parë e cila është mbyllur pa gola.
Në pankinën e kryeqytetasve, mungon trajneri Ilir Daja i cili të premten u njoh me vendimin e Komisionit të Disiplinës që e pezulloi për këtë takim dhe ndeshjen pasardhëse për shkak të sjelljes së gabuar ndaj gjyqtarit Enea Jorgji.
Mirëpo, duket se as ky vendim nuk e ndalon teknikun e dinamovitëve që të japë udhëzimet e tij nga një tjetër "kënd". Daja shihet duke komunikuar me stafin e tij, ndërsa pranë tij shihen dhe disa fletë me shënime, të cilat mendohet të jenë një pjesë e planit të tij për të dalë me sukses nga kjo sfidë.
Ilir Daja duke komunikuar në telefon me stafin nga tribuna
