Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Nga Hajduk Split te Vllaznia e Partizani, klubi i Superiores “blindon” mbrojtjen

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nga Hajduk Split te Vllaznia e Partizani, klubi i Superiores
Dajan Shehi te ekipi i Partizanit në sezonin 2021-2022

Vetëm para disa minutash, klubi i Vorës në rrjetet sociale, ka njoftuar rinovimin e kontratës me qendërmbrojtësin Dajan Shehi. 29-vjeçari nga Elbasani, është kthyer në lojtar të pazvendësueshëm nën urdhërat e trajnerit Arjan Bellaji te Vora.

Zgjatja e kontratës është 1 vjeçare, ndërsa klubi vorakë arriti objektivin madhor për sezonin 2025-2026, qëndrimin në Superiore. Kjo lëvizje nga drejtuesit, është “sinjal” i qartë se ata duan të ruajnë “boshtin” edhe për edicionin e ardhshëm.

Përsa i takon mbrojtësit Shehi, ai është një emër i “njohur” jo vetëm në futbollin shqiptar, por edhe jashtë, teksa ka luajtur me Hajduk Split II në Kroaci.

Në Superiore, ka djerësitur më herët fanelën e Vllaznisë e Partizanit, pa harruar aventurën profesionale te Teuta, Besa e Kavajës, Kastrioti dhe Skënderbeu.     

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK VORA (@fk_vora)

Poll

Lexo gjithashtu