Vllaznia dhe Dinamo do të përballen në orën 19:00 në ndeshjen e parë të final four. Nga stadiumi "Air Albania" ku do të luhet kjo përballje, ka folur prag takimit drejtori sportiv i kryeqytetasve, Luan Pinari.
“Mendoj që është një moment që vinim pas fitimit të trofeut. Megjithatë ne kemi një organikë të mirë. Është një ndeshje e mirë që duhet shijuar. Është e vështirë për të shkuar drejt titullit duke parë dhe konkurrencën.
Ne do të bëjmë të pamundurën për të marrë pikët. Ne do të bëjmë futbollin tonë, edhe pse kemi problemet tona.
A ndiheni të plotësuar në këtë sezon? Mendoj që kemi bërë diçka, kemi marrë dy trofe, por s’mund të themi që jemi të plotësuar për të mos qenë hipokritkë. Dy trofe nuk janë pak, kemi një mundësi tjetër, por gjithsesi nuk varet nga ne.
Mungesa e Dajës? Mund të them që mund të ketë ndikimin e tij, trajneri duhet të jetë aty në stol, por na ka ndodhur edhe me Vllazninë. Motivimi është për të gjtihë lojtarët.
Presioni? Ne e kuptojmë se presioni është nga ana e Vllaznisë, ne do të jemi aty për ta shfrytëzuar, do na bëjë mirë neve, por duhet të jemi aty për ta shfrytëzuar si rast", tha Pinari.
