Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Vllaznia ka pësuar ndryshim pozitiv prej legjendave Martini dhe Sinani”, drejtori i akademisë Alban Hasani: Me atë që kemi dhënë, e meritojmë titullin!

Shkruar nga NEWSPORT
“Vllaznia ka pësuar ndryshim pozitiv prej legjendave Martini dhe
Alban Hasani

Vllaznia dhe Dinamo do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të ndeshjes së parë të fazës “Final Four”. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të startojë në orën 19:00. Në prag të këtij dueli ka folur drejtori i akademisë së Vllaznisë, Alban Hasani.

“Është një kënaqësi që Vllaznia është pjesë e Final Four. Ju e shikoni, stadiumi është mbushur me shkodranë dhe 70% janë femra, kjo e bënë më të bukur. Vllaznia është fe, është krenari për qytetarët e Shkodrës. Shpresoj ta mbyllim me sukses po presim 25 vite. Me atë që kemi dhënë mendoj se e meritojmë titullin. Falënderoj presidentin dhe të gjithë, na kanë dhuruar një ndeshje të bukur.

Këtë vit është ndryshe që jemi i gjithë stafi me shkodranë, me në krye Vioresin Sinani dhe Edi Martini, dy legjenda. Jam i bindur që ka sjellë në qytet të Shkodrës atë që na ka munguar. Me këtë atmosferë t’u dhurojmë shkodranëve titullin. Tifozët kanë duartrokitur ekipi fitues edhe kur Vllaznia ka humbur.

I kënaqur me drejtuesit? Jam shumë i kënaqur sepse si Kubazi, Ara edhe portieri, janë të akademisë Vllaznia. Sot që marrin në këtë ndeshje, janë 15 lojtarë nga akademia Vllaznia. Jam shumë i gëzuar. Plus nëse keni pasur parasysh finalen Egnatia me Dinamon, janë katër lojtarë të akademisë tonë që kanë marrë pjesë në finale. Kjo është punë e gjithë stafit. Vllaznia ka nxjerrë edhe trajnerë, kemi pasur përballje me ty dhe shumë kolegë të tjerë.

Disa lojtarë kanë ikur nga Vllaznia në kohën e Bashkisë së Shkodrës, por me ardhjen e president Xhaferit ndryshuan gjërat. Kjo ka ndodhur që në çdo Bashki, ka pasur këto disfata.

Merkato? Presim. Kemi dy vëllezërit Uldedaj, janë produkt i ekipit U17. Janë edhe te Shqipëria U17, janë edhe disa lojtarë të tjerë. Jam i bindur. Kemi dalë në Kategori të Dytë me Vllaznia B dhe shpresoj që këta lojtarë të mbeten pjesë e familjes sonë dhe të japin më të mirën. Stafi i këtij viti ka gërshetuar talentët me eksperiencën, jemi të kënaqur. Këtë vit do të kemi një shitje të mirë si Dodaj”, tha Hasani.

Poll

Lexo gjithashtu