
Xhuliano Skuka është futbollist më i ri i Partizanit. Sulmuesi ka mbyllur aventurën e tij me ACSM Poli Iasi dhe tashmë rikthehet për të veshur fanellën e kuqe.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi kryeqytetas nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Palët kanë firmosur kontratë 3-vjeçare mes tyre.
“XHULIANO SKUKA RIKTHEHET NË SHTËPI
Partizani me kënaqësi zyrtarizon rikthimin e Xhuliano Skukës. Sulmuesi 26 vjeçar pas eksperiencës në rumani me ekipin e Poli Iasi tashmë do të jetë pjesë e të kuqve. Skuka ka firmosur një kontratë 3 vjeçare duke konfirmuar edhe një herë se Partizani mbetet zgjedhja e vetme në Shqipëri.
#MirëseriktheheshnështëpiXhulianoSkuka”, shkruan klubi. Lojtari do të mbajë numrin 10-të te kryeqytetastit dhe në këtë mënyrë merr mbi super përgjegjësinë për të shënuar gola.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Dibranit nuk i ka shkuar siç duhet aventura e tij në Europë. 26-vjeçari kërkon të rifitojë formën e dikurshme dhe fakti që të kuqtë ishin në “alarm” për sulmues bëri që kjo pistë te jetë e realizueshme.
Rikthimi i Skukës në kryeqytet padiksutim është një lajm i madh për tifozët e kuq, të cilët mbajnë kujtime të bukura nga aventura e dibranit. Gjithashtu do të jetë një “armë” plus për Gegën në sezonin e ri në Superiore.