
Albano Aleksi
Albano Aleksi do të vazhdojë të jetë pjesë e Egnatias. Palët kanë rinovuar kontratën mes tyre për 3 vitet e ardhshme.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Paraqitjet e mesfushorit me kampionët ka bërë që drejtuesit ta “blindojnë” edhe për sezonet e ardhshme, duke i besuar kështu eksperiencës së 32-vjeçarit.
“Albano Aleksi qëndron tek kampionët!
Kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë se kontrata me mesfushorin është rinovuar për 3 vjet të tjera.
Suksese!”, ka shkruar klubi rrogozhinas. Siç dihet, Aleksi ishte në “radarët” e Tiranës, me bardheblutë që dëshironin rikthimin e tij në kreyqytet, por tashmë duhet të kthejnë vështrimin diku tjetër.