
Sherif Kallaku
Sherif Kallaku është rikthyer në Kategorinë Superiore pasi u largua nga Sepsi OSK Sf. Gheorghe. Mesfushori 27-vjeçar është përforcimi më i ri i Vllaznisë në këtë merkato verore.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kuqeblu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Njoftimi zyrtar i Vllaznisë:
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Sherif Kallaku për të qenë pjesë e skuadrës tonë deri në vitin 2027. Lojtari ndërkohë pasditen e sotme ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore me ekipin duke u vënë menjëherë në dispozicion të stafit teknik.
Mirë se erdhe në familjen kuqeblu Sherif!
Poll