Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Xhixha "kokë më kokë" me Skukën, FSHF ndez "flakën" mes Tiranës dhe Partizanit para derbit

Shkruar nga NEWSPORT
Xhixha "kokë më kokë" me Skukën, FSHF ndez
Redon Xhixhha dhe Xhuliano Skuka

Nuk është thjesht një përballje për javën e 33-të në Abissnet Superiore, por një derbi që luhet për prestigj, moral dhe sidomos pikët për objektivat që kanë të dyja skuadrat, si Tirana ashtu dhe Partizani.

Kur na ndajnë edhe 9 orë nga ky superduel në kampionatin shqiptar, Federata shqiptare ka publikuar edhe foton e banerit të "Ditës së Ndeshjes", ku në fokus janë dy sulmuesit, Redon Xhixha te bardheblutë dhe Xhuliano Skuka te "Demat".

Padyshim, zgjedhja e këtyre dy emrave nuk është rastësore, pasi dyshja do të kenë vëmendjen maksimale sot në fushën e lojës për dy skuadrat respektive, pasi prej tyre pritet shumë në majën e sulmit, aty ku kërkohet efikasitet dhe jo mëshirë para portës.

Se kush do të jetë vendimtar, ajo do të caktohet në mbrëmje në "Air Albania", por për diçka jemi të sigurt. Mbrojtjet kanë filluar që tani të dridhen nga kërcënimet e para të dy lojtarëve. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Poll

Lexo gjithashtu