Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Vora na ndëshkoi nga goditjet standarde”, Oltijon Kërnaja e pranon: E rëndësishme që nuk dolëm pa pikë, nuk ishte dita jonë

Shkruar nga NEWSPORT
“Vora na ndëshkoi nga goditjet standarde”, Oltijon Kërnaja
Oltijon Kërnaja

Partizani me shumë fat, mori një pikë të rëndësishme në transfertën e vështirë kundër Vorës, e përfunduar 2 – 2, java e 28-të. Pas sfidës, trajneri i “Demave të Kuq” Olijon Kërnaja, foli para mediave:  

“Duhet t’i japim meritat ekipit vendas, të cilët bën shumë mirë në pjesën e parë. Pësuam 2 gola nga goditjet standarde. U munduam të ndryshonim ndeshjen, por nuk ishim fluid.

Mbase edhe për meritë të Vorës. Dëmtimi i Fadairos na bëri të ndryshonim manovrën. Kërkuam të merrnim linjën qendrore dhe aty ne dilnim gjithmonë të lirë, siç erdhi edhe goli.

U munduam të çonim Sidiben 1 kundër 1 me Bardhin. Mos të harrojmë, kemi 6 ndeshje me rezultat pozitiv. Nuk mund të fitojmë gjithmonë. Bëm çdo gjë që mos të dilnim pa pikë. Vlen të theksohet se ne shënuam edhe më një lojtar më pak. U gabua shumë pasa të thjeshtë.

Sot ishte një ditë jo. Edhe muaj i Ramazanit ka ndikuar, sikurse edhe orari i ndeshjes, apo edhe ngarkesa që ndikuan te gabimet tona.

Nuk është kollaj që një lojtar si Qaka apo Valentino Murataj bën shumë mirë nga stoli. E theksojë, pësuam dy gola nga goditje standarde, ndryshe nga sa kishte ndodhur më herët.

Vora na kapi në tranzicion. Sembene i rregullojë po vetë gabimet, pasi është lojtar i fortë. E rëndësishme që nuk dolëm pa pikë, për objektivin që kemi neve.

Isgandarli? Ai vjen nga tërheqje muskulare, gradë e parë. Nuk duhet të rrezikonim shumë, duhet të ruajmë. Shabani u paraqit mirë, po bën atë që kërkojmë ne. Goli do vijë edhe për Shabanin”.        

Poll

Lexo gjithashtu