Alban Hasani në pozitën e drejtori të akademisë së Vllaznisë, ka qenë i ftuar në panelin e emisionit “Procesi Sportiv”, Top Channel.
Hasani është shprehur me nota të larta besimi se ekipi shkodran i drejtuar nga trajneri Edi Martini do të shpallet kampion në Superiore, madje duke e vlerësuar kontigjentin aktual si më të mirin në 15 vitet e fundit:
“Vllaznia ka një moment ‘jo’, siç do ekip tjetër. Jam i bindur që do e kalojmë shumë shpejtë. Fat për ne që jemi afër fundvitit dhe do kemi pushime.
Jeni mësuar ta shikoni Vllazninë superiore ndaj çdo ekipi. Ky grup, është Vllaznia më e mirë e 15 viteve të fundit, janë bërë të gjithë faktorët bashkë që Vllaznia të jetë kampion dhe jam i bindur se kështu do të ndodh”.
