Paraqitjet e sulmuesit Erald Maksutit dhe Flamurtarit duket sikur vijnë nga dy “planet” të ndryshme këtë sezon. Pavarësisht se skuadra vlonjate mban vendin e fundit në Superiore dhe shanset që të bjer në Kategorinë e Parë janë të mëdha, rendimentit i treguar nga talenti i Kombëtares Erald Maksuti është i jashtëzakonshëm.
Në minutën e 9-të, kundër Partizanit ditën e sotme, sulmuesi Maksuti shënoi eurogol, duke “shkarkuar” të djathtën dhe lënë të shtangur mbrojtjen e “Demave të Kuq”, ndërsa portieri Qirko mbeti i “shastisur”, pasi goditja e 21-vjeçar ishte tepër e formë, “predhë”.
Gjatë këtij sezoni, shkodrani ka 7 gola dhe 2 asiste në 24 paraqitje me Flamurtarin, lider në sulm. Erald Maksuti ka treguar këtë edicion se mund të luaj në të dyja linjat e sulmit, sikurs “pykë”, i favorizuar edhe nga gjatësia, 189 centimetra.
Në humbjen 2 – 3 të ekipit vlonjat ndaj Vllaznisë, vlen te rikujtohet se talenti në fjalë mori “zvarr” gjithë mbrojtjen e kuqebluev, derisa “shkundi” rrjetën mike. Pavarësisht situatës ku skuadra vlonjate ndodhet, ata kanë në duar një “thesar” në ekip. Maksuti bën pjesë te Shqipëria U-21.
