Vllaznia e ka nisur ditën këtë të shtunë me një mesazh urimi për 7 Marsin - Ditën e Mësuesit, duke ndarë pamje nga vizita e veçantë e e disa futbollistëve me një prej mësuesve të tyre.
Bekim Bala, Ardit Krymi, Erdenis Gurishta dhe Ensar Tafili surprizuan ish-mësuesin e nderuar Muhamet Shala, një figurë e respektuar e arsimit dhe Qytetar Nderi, teksa i uruan edhe festën e 7 Marsit.
“7 Marsi – Dita e Mësuesit
Në këtë ditë të veçantë, futbollistët e KF Vllaznia Bekim Bala, Ardit Krymi, Erdenis Gurishta dhe Ensar Tafili patën kënaqësinë të takojnë dhe të urojnë ish-mësuesin e nderuar Muhamet Shala, një figurë e respektuar e arsimit dhe Qytetar Nderi.
Breza të tërë shkodranësh janë rritur me këshillat, dijen dhe përkushtimin e tij. Sot, disa nga nxënësit e dikurshëm që sot përfaqësojnë me krenari Vllazninë në fushë, i shprehën mirënjohjen për gjithçka që ai ka dhënë për edukimin e shumë të rinjve të qytetit.
Respekt dhe falënderim për të gjithë mësuesit që ndërtojnë të ardhmen e brezave.
Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!”, shkruhet në postimin e Vllaznisë.
View this post on Instagram
