Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ U bënë “një” me skuadrën, Partizani SURPRIZON tifozët pas fitores në derbi kundër Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ U bënë “një” me skuadrën, Partizani
Partizani

Partizani u rikthye te fitoret në derbi ndaj Tiranës, ku të kuqtë triumfuan 2-0 në “Air Albania”. Një fitore shumë e rëndësishme, e cila “veshi” kryeqytetin me ngjyrë të kuqe për herë të parë në këtë sezon.

Padiksutim e gjithë festa është legjitime te “Demat”. Pas përfundimit të sfidës, lojtarët dhe pjesëtarët e stafit shkuan te tifozët dhe festuan bashkë me ta këtë fitore. Në këtë mënyrë ekipi dhe tifozët u bënë “një” pas këtij triumfi.

Ndërkohë ditën e sotme klubi ka postuar një video në rrjetet sociale me momentin kur lojtarët dhe tifozët festojnë së bashku. Krahas videos klubi ka shkruar: “Gjithmonë pranë jush. Përjetë me ty Partizan”.

Kujtojmë se pas këtij triumfi, Partizani shkon në kuotën e  20 pikëve dhe aktualisht mban vendin e 6-të në tabelën e klasifikimit pas 15 javësh kampionat.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

Poll

Lexo gjithashtu