Flamurtari mori fitore “jetike” kundër Dinamos në shtëpi, duke fituar 3 – 1. Ndonëse kuqezinjtë u gjendën në disavantazh që në minutat e para, ata përmbysën gjithçka, aty ku “heroi” ishte sulmuesit shkodran Erald Maksuti.
Ai shënoi i vetëm 3 gola dhe mban “gjallë” shpresat për mbijetesën në Superiore. Edhe pse kanë kaluar 33 javë në kampionat, Maksuti rezulton i vetmi futbollist shqiptar që ka shënuar 3 gola në ndeshje.
Gjatë këtij sezoni, 21-vjeçari numëron 11 gola në 32 ndeshje (kampionat dhe Kupë), pikë referimi për Flamurtarin. Edhe pse Bekim Balaj dhe Dejvi Bregu e kanë dëshmuar se çfarë “nuhatje” kanë para portës rivale, nuk ia kanë dalë të rivalizojnë për trigolësh në një ndeshje këtë edicion.
View this post on Instagram
