Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Klubi i Superiores “SHPËRTHEN” sërish ndaj arbitrave: Dy penallti të mohuara dhe një karton i kuq!

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Klubi i Superiores “SHPËRTHEN” sërish ndaj
Pamje nga Elbasani - Bylis

Elbasani dhe Bylis barazuan të dielën që lamë pas në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arean”, përfundoi 1-1.

Ndërkohë që klubi ballshiot ka përsëri rezerva për arbitrimin në këtë sfidë. Bylis ka reaguar sërish në rrjetet sociale, duke publikuar pamje dhe duke shtuar se kishte dy penallti të mohuara dhe një karton të kuq të falur.

REAGIMI:

Dy penallti të mohuara dhe një karton i kuq i falur në “Elbasan Arena”. Në ndeshjen e fundjavës së kaluar kundër Elbasanit, skuadra jonë u përball me tre episode kyçe që ndikuan drejtpërdrejt në rezultatin e takimit.

Minuta 88’ – Camara
Në minutat vendimtare të ndeshjes, Camara rrëzohet në zonë pas një kontakti me Arsen Kasën. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. Kontakti duket qartë, por penalltia nuk akordohet dhe VAR nuk ndërhyn.

Minuta 59’ – Olavio
Sulmuesi ynë hyn në zonë nga e majta dhe tërhiqet qartë nga Olberkis. Gjyqtari Myrtja akordon penallti, por sipas rregullores mungon kartoni i kuq për lojtarin vendas.

Minuta 70’ – Pedro Vieira
Vieira hyn në zonë dhe ka kontakt me Manellarin. Sulmuesi rrëzohet, por gjyqtari lejon vazhdimin e lojës. Penallti që nuk akordohet, ndërsa VAR nuk ndërhyn.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK BYLIS (@bylisal)

Poll

Lexo gjithashtu