Elbasani ka marrë fitore spektakolare kundër Teutës në transfertë, 2 – 1 për verdheblutë. Pjesa e parë foli për Teutën, të cilët u shpërblyen me golin e Arifit në minutën e 24-të, përmes penalltisë.
Pushimi mes pjesëve i bëri mirë ekipit të drejtuar nga Ivan Gvozdenovic. Diallo barazoi përkohësisht në minutën e 53-të, duke i hapur “udhë” fitores.
Pikërisht, lojtari në fjalë u bë “antagonist” në të 85’, pasi humbi 11-metërshin. Kur u mendua se takimi do mbyllej 1 – 1, sulmuesi Ze Gomes, i “harruar” në “zemër” të zonës mike, shënoi golin e fitores, teksa mbrojtja e Teutës u tregua krejtësisht amatoreske. Pas kësaj fitore, Elbasani ngjitet në kuotën e 59 pikëve në Superiore, 1 më pak se Vllaznia kryesuese.
Teuta 1 – 2 Elbasani (Arifi 23' / Diallo 53', Ze Gomes 90+5')
90+5' - Ze Gomes shënon golin e fitores për Elbasanin.
85' - Diallo humb penalltinë për Elbasanin.
53' - Diallo barazon sfidën, Teuta - Elbasani 1 - 1.
46' - Nis fraksioni i dytë i ndeshjes.
45' - Mbyllet pjesa e parë.
23' - Teuta zhbllokon shifrat, shënon Arifi nga 11-metërshi.
20' - Pretendime për prekje të topit me dorë në zonë nga lojtari i Elbasanit, arbitri e shikon rastin në VAR.
10' - Teuta e rrezikshme, i thotë "jo" golit portieri Totoshi.
1’ – Shkelmohet topi i parë në stadiumin “Niko Dovana”.
FORMACIONET ZYRTARE
TEUTA: Selmani, Zhongo, Kotobelli, Përgjoni, Toli, Ismajli, Votlai, Maçolli, Boçi, Arifi, Daci.
Trajner: Enkeleid Dobi.
ELBASANI: Totoshi, Olberkis, K. Kasa, Azemoviç, Lila, Manellari, Qose, Bunjaku, Diallo, Boje, Tsague.
Trajner: Ivan Gvozdenovic
Superiore: Java e 32-të
Stadiumi: “Niko Dovana”
Arbitër: Ermis Çelaj
