Vllaznia dhe tifozët
Skuadra e Vllaznisë është zhytur në një krizë të pakuptimtë, duke mos e identifikuar dot “fajtorin”.
Disfata ndaj Bylisit në stadiumin “Loro Boriçi”, ndeshje e vlefshme për javën e 34-të, bëri që tifozët shkodranë të vërshëllnin në kor kundër ekipit të Vllaznisë.
Një “skenë” e tillë, vështirë se mbahet mend të kishte ndodhur ndaj ekipit kuqeblu nga mbështetësit e tyre. Pas 34 ndeshjesh të zhvilluara në Superiore, Vllaznia mban pozitën e 2-të me 60 pikë, 2 më pak se Elbasani kryesues.
Në Kupën e Shqipërisë, skuadra shkodrane u eliminua nga Dinamo në gjysmëfinale, duke humbur 0 – 1 në shtëpi.
View this post on Instagram
Poll
