
Tirana - Teuta
Vetëm pak orë na ndajnë nga sfida e parë e vitit për Teutën. Durrsakët luajnë në transfertën e vështirë të Elbasanit, mirëpo sot kanë një motiv ekstra për të fituar.
Ergis Arifi feston ditëlindjen dhe klubi blu nuk ka harruar t’i shkruajë dhe ta urojë në këtë ditë të veçantë për talentin. 18 vjeçari i skuadrës bregdetare është pjesë e rëndësishem e ekipit të Edi Martinit dhe aktivizohet rregullisht.
Arifi pritet të luajë dhe ndaj elbasanasve. Të riut i pëlqen roli i mesfushorit ofensiv dhe po bën mjaft mirë në Superiore për moshën që ka. Teuta e ka shpëndarë në rrjetet soaciale njoftim-urimin për lojtarin blu.
Poll