
Pas Flamurtarit, Elbasani është skuadra tjetër që ka marrë më pak pikë në 3 ndeshjet e fundit në kampionat. Nëse vlonjatët kanë marrë 3 humbje, elbasanasit kanë 2 humbje dhe 1 barazim.
Këto rezultatet kanë bërë që verdheblutë të humbasin terren ndj ekipeve të kreut. 1 pikë në 3 ndeshje ka “zhgënjyer” dhe “çmendur” drejtuesit, të cilët për 2 sfidat e radhës kanë vendosur “ultimatum”.
Krerët e klubit kërkojnë nga Ivan Gvozdenovic dhe lojtarët rikthimin te fitorja në ndeshjet e radhës. Saktësisht Elbasani do të luajë ndaj Bylis në shtëpi dhe ndaj Tiranës në transfertë. Për këtë drejtuesit kanë kërkuar 6 pikë të plota për të mbyllur fazën e parë në mënyrën e duhur.
Siç dihet deri më tani, në 7 javë të zhvilluara kanë arritur të grumbullojnë 11 pikë dhe mbajnë vendin e 4-të në klasifikim.