
Trofeu dhe Topi i Abissnet Superiore
Superiorja do të luajë ditën e sotme 2 ndeshjet e fundit të javës së 26-të të kampionatit. Do të luhet në Korçë dhe Durrrës paralelisht në orën 17:00.
Skënderbeu do të presë Egnatian dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e fitores. Vendasit janë të dënuar vetëm për 3 pikët për të shpresuar deri në fund te mbijetesa, ndërsa nga krahu tjetër rrogozhinasit kërkojnë fitoren për t’u shkëputur nga ndjekësit akoma më shumë.
Ndërkohë në “Niko Dovana” do të sfidohen mes tyre Teuta dhe Tirana. Një duel shumë i luftuar mes dy ekipeve që luftojnë për të shmangur “Play-Out”. Durrsakët kërkojnë rikthimin te fitorja, e cila iu mungon prej disa javësh, ndërsa nga krahu tjetër bardhebluë tentojnë vazhdimësinë.

Poll