
Tirana duke festuar golin ndaj Flamurtarit
Tirana u rikthye të luajë ndeshjet si pritëse në “Selman Stërmasi”. Bardheblutë ditën e djeshme pritën Flamurtarin, me ekipet që nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre.
Kryeqytetasit në këtë përballje kishin edhe mbështetjen e tifozëve, duke e bërë këtë sfidë edhe më emocionuese. Klubi ditën e sotme ka postuar në rrjetet sociale disa foto gjatë ndeshjes së djeshme, ndërsa shkruan se “zemra rreh gjithmonë fort kur është në shtëpi”.
“Aty ku zemra jonë rreh vërtet”, shkruhet në postim.
View this post on Instagram
Poll