
Luan Pinari dhe Faton Neziri
Faton Neziri është futbollisti më i ri i Dinamos. Mbrojtësi i majtë ka vendosur të mbyllë aventurën e tij në Superligën e Kosovës me Dukagjinin, për të nisur një të re në Superioren e Shqipërisë.
Ndërkohë që një reagim i papritur ka ardhur pikërisht nga trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi. Tekniku i mirënjohur në Kosovë, ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku shpreh “dhimbjen” e tij për shkak se nga organika i është larguar një lojtar cilësor.
“Me shumë dhimbje e them që Dinamo ka marrë një lojtar shumë të mirë. Shumë suksese Faton”, shkruan Munishi në profilin e tij, në rrjetin social “Facebook”.

Reagimi i Ismet Munishit
Poll