Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Dinamo surprizon në merkato, prezanton mbrojtësin e Superligës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Dinamo surprizon në merkato, prezanton mbrojtësin e
Dinamo

Faton Neziri është futbollisti më i ri i Dinamos. Mbrojtësi i majtë ka vendosur të mbyllë aventurën e tij në Superligën e Kosovës me Dukagjinin, për të nisur një të re në Superioren e Shqipërisë.

Në sezonin që lamë pas, 23-vjeçari bëri mjaft mirë. Neziri mori pjesë në 33 ndeshje me fanellën e Dukagjinit, teksa ia doli që të shënonte 3 gola dhe të asistonte në një tjetër.

Njoftimi i Dinamos:

Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë se Faton Neziri është lojtari më i ri i skuadrës sonë. Mbrojtësi i krahut të majtë vesh fanellën blu pas disa eksperiencave në Kosovë, së fundi me Dukagjinin.
Neziri është përforcimi i tretë në merkaton e kësaj vere, pas Ysni Ismailit dhe Florenc Farrukut. Mirë se vjen Faton Neziri!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga