
Flamur Ruçi do të jetë futbollisti më i ri i Egnatias. Fantazisti ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Bylisin, për të nisur një të re me rrogozhinasit, kampionët e Superiores.
Ruçi do të firmosë nesër një kontratë 3-vjeçare me Egnatian, teksa së fundmi ka reaguar për herë të parë për largimin nga ballshiotët. Ruçi nuk kursen falenderimet për gjithë stafin e klubit të Bylisit dhe presidentin Besnik Kapllanaj.
Reagimi i Flamur Ruçit:
Faleminderit FK Bylis!
Çdo fillim e ka një fund, e rëndësishme kur ndahesh me respekt dhe mirënjohje! Falenderoj FK Bylis, presidentin Besnik Kapllanaj, të gjithë trajnerët që kam punuar por edhe stafet e Bylisit, pa harruar edhe shokët e mi ndër vite aty. Mirënjohje edhe tifozëve ballshiotë për mbështetjen! Faleminderit dhe shumë suksese FK Bylis! Me respekt, Flamur Ruçi 18.
