Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tre arbitre femra kanë në "dorë" fatet e ndeshjes së Superiores, mësoni se cilët do të gjykojnë në Bylis - Vllaznia (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Tre arbitre femra kanë në "dorë" fatet e ndeshjes
Karton i kuq dhe karton i verdhe

Bylis – Vllaznia është dueli tjetër i ditës së sotme që do të luhet në orën 13:30. Përballje kjo shumë e rëndësishme për ekipet dhe do të zhvillohet në “Adush Muça”.

Vendasit do të luajnë “all-in” vetëm për firoren, pasi 3 pikët vlejnë shumë në garën për mbijetesë, ndërsa nga krahu tjetër shkodranët do të tentojnë një tjetër triumf për të mbajtur serinë e ndeshjeve pozitive.

Për këtë takim mjaft të luftuar janë mësuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi. Kështu kemi mësur edhe emrat e tyre, ku kjo sfidë do të drejtohet nga Emanuela Rusta, e cila do të ndihmohet nga Mirjeta Salla dhe Ediena Kapxhiu, teksa qrbitër i 4-të do të jetë Albano Stolaj. Në VAR është Albert Doda dhe në AVAR është pozicionuar Adrian Beqiraj.

ARBITRAT:

Arbitër kryesor: Emanuela Rusta

Asistent 1: Mirjeta Salla

Asistent 2: Ediena Kapxhiu

Arbitër i 4: Albano Stolaj

Var: Albert Doda

Avar: Adrian Beqiraj

Poll

Lexo gjithashtu